Ngjarja e rëndë/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, vriten dy persona! Detajet e para: Njëra prej viktimave, grua

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

18 shkurt 2025

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Shkodër. Ndërkohe qe informacionet nga organet ligjzbatuese flasin per vrasje në Shkodër.

Nuk dihen ende detaje por informacionet e para flasin për 2 viktima por ende nuk është zyrtare.

Krimi i dyfishtë raportohet se ka ndodhur në lagjen “Mark Lula”. Një viktimat mësohet se është gjetur i pajetë në makinë.

Ndërsa viktima tjetër mësohet se është grua. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa nuk ka një njoftim nga policia lidhur me krimin e dyfishtë.

Krimi ndodhi në zonën e njohur si fusha e druve!

Scroll to Top