Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
30 maj 2025
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka akuzuar gazetarin Yolan Cohen për përpjekjen për të futur një pajisje përgjimi në zyrën e tij, përpara një takimi të planifikuar me familjet e pengjeve. Sipas deklaratës zyrtare, pajisja u zbulua dhe u sekuestrua nga shërbimet e sigurisë para nisjes së takimit, ndërsa gazetari ishte paralajmëruar më herët për të mos ndërmarrë një veprim të tillë.
Zyra e Kryeministrit e ka cilësuar incidentin si një rast serioz dhe të paligjshëm, duke e akuzuar Kanalin 12 – për të cilin punon gazetari – si një “organ propagandistik i së majtës”, që sipas tyre përdor edhe çështje të ndjeshme si ajo e pengjeve për të sulmuar politikisht Netanyahu-n.
“Kanali 12 ka kohë që ka humbur rolin e një media të pavarur dhe është kthyer në një armë kundër Kryeministrit,” thuhet në reagimin zyrtar nga zyra e Netanyahut. Ende nuk ka një reagim publik nga vetë gazetari apo televizioni në fjalë.