Nëse kualifikohet në botëror, Kosova i merr të paktën 10.5 milionë dollarë

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

18 dhjetor 2025

FIFA ka vendosur të rrisë me 50% fondin e shpërblimeve për Kupën e Botës 2026. Sipas këtij vendimi, fituesi i turneut do të përfitojë 50 milionë dollarë, ndërsa nënkampioni do të marrë 33 milionë dollarë.

Skuadrat që nuk do të kalojnë fazën e grupeve do të marrin gjithsesi 9 milionë dollarë. Duke marrë parasysh koston e përgatitjes, që mund të arrijë deri në 1.5 milion dollarë, një kombëtare që kualifikohet do të ketë të garantuar të paktën 10.5 milionë dollarë. Për Kosovën, një sukses historik dhe kualifikimi pas ndeshjeve të playoff-it do të sillte të njëjtin përfitim.

Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s u vendos që nga fondi prej 727 milionë dollarësh, 655 milionë dollarë do të shpërndahen direkt si shpërblime për federatat pjesëmarrëse në Botëror.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e përshkroi Botërorin 2026 si një “revolucion financiar për futbollin global”. Ai bëri të ditur se organizata pret të arkëtojë rreth 13 miliardë dollarë gjatë ciklit 2022–2026, pothuajse dyfish më shumë se cikli paraprak, si rezultat i zgjerimit të Kupës së Botës dhe Botërorit të Klubeve.

Botërori 2026 zhvillohet në tre shtete – SHBA, Kanada dhe Meksikë – nga 11 qershori deri më 19 korrik.

Scroll to Top