Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
06 tetor 2025
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka folur në lidhje me përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump, në lidhje me negociatat me Hamasin.
Ajo është shpreh falënderuese ndaj Trumpit, derisa shtoi se shpresojnë për një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe për përfundimin e luftës.
“Jemi shumë falënderues ndaj presidentit Trump për rolin e tij për avancimin e negociatave me Hamasin dhe sinqerisht shpresojmë që kjo do të materializohet në një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe për përfundimin e luftës në Gazë”, tha Zivi .

















