Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta
02 tetor 2025
Kryeministri Edi Rama, teksa po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropiann ë Kopenhagen, tha se Shqipëria po vrapon drejt BE-së, duke iu referuar shpejtësisë sës negociatave.
“Nuk po presim, po vrapojmë shumë shpejt dhe do të jemi gati shumë shpejt. Varet nga të mëdhenjtë në dhomë të mos presin më, por të na përqafojnë dhe të na marrin, sepse kjo do të jetë një Evropë e madhe dhe e vlerësuar.”, tha Rama.
Ai foli gjithashtu edhe për Diellën, ministren e Shtetit për Inteligjencës Artificiale, teksa tha se janë përballur me kritika, por sipas tij, kjo është një gjë e mirë.
“Kjo është diçka e re dhe si çdo gjë e re që është që të përballet me çdo kritikë, gjë që është gjë e mirë. Por kemi provuar se po funksionon dhe shumë mirë. Ka nisur si një asistente virtuale për shërbime publike për qytetarët dhe ka pasur interaktivitet për 1 milion njerëz, për 1 milion shërbime. Së dyti, ai punon për transferimin e legjislacionit të BE-së në legjislacionin tonë.”, tha Rama.
Sa i përket sulmeve kibernetike të Iranit, Rama theksoi:
“Kemi qenë në shënjestër, sot kemi mbrojtjen kibernetike më të fortë në Evropë dhe jemi ende shënjestra e armikut të quajtur Iran. Po kundërsulmojnë gjatë gjithë kohës dhe nuk ia dolën të cenojmë sigurinë tonë.”
Në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen, po mbahet Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë udhëheqës nga gjithë Evropa. Të pranishëm janë liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së, si dhe 22 vendeve të tjera, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. BE-ja përfaqësohet nga Antonio Costa, Presidenti i Këshillit Evropian, i cili do të bashkëkryesojë takimin me kryeministren daneze, Mette Frederiksen.
Diskutimi do të fokusohet në forcimin e Ukrainës, situatën e sigurisë në Evropë dhe mënyrat për të përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit në një kontekst gjeopolitik sfidues. Pas seancës plenare, do të zhvillohen diskutime në tryeza të rrumbullakëta mbi kërcënimet tradicionale dhe hibride, sigurinë ekonomike dhe migrimin. Në orën 08:15, ka nisur mbërritja e liderëve, në 10:00 hapja e seancës plenare, në 11:30 është parashikuar fotoja familjare, ndërsa më pas do të mbahen tryeza të rrumbullakëta dhe takime dypalëshe. Seanca përmbyllëse do të mbahet në orën 15:00.
Kryeministri Edi Rama foli për gazetarët, teksa tha se Shqipëria po vrapon drejt BE-së. Ai foli edhe për Diellën dhe për sulmet kibernetike të Iranit.
Samiti vjen një ditë pas takimit joformal të Këshillit Evropian, i cili gjithashtu kishte në fokus situatën në Ukrainë dhe mbrojtjen evropiane. Pas diskutimeve të djeshme, udhëheqësit morën pjesë në një darkë të organizuar nga Mbreti Frederik X dhe Mbretëresha Margrethe II në Pallatin Amalienborg.
Ky takim i Komunitetit Politik Evropian pason samitin e gjashtë që u mbajt më 16 maj në Tiranë, me temën “Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”

















