ndodhemi ne nje klime gjithnje e me te tendosur politike

“Ndodhemi në një klimë gjithnjë edhe më të tendosur politike”, Spiropali: Kuvendi po tenton sa mundet të rrisë konsensusin për miratimin e ligjeve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë në takimin e nivelit të lartë me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsioni.

Ajo theksoi se Kuvendi po tenton sa mundet në një klimë gjithnjë edhe më të tendosur politike që të afrojë dhe të rrisë konsensusin për miratimin e ligjeve të cilat do të jenë kriter për hapjen dhe mbylljen e kapitujve të anëtarësimit.

Spiropali: Anëtarësimi i Shqipërisë brenda vitit 2030 është veçse një plan ambicioz, është një qëllim i arritshëm. Kuvendi do të vijojë të udhëheqë me vendosmëri procesin e anëtarësimit për të garantuar legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës.

Përballimi me sukses i sfidave të negociatave kërkon rritjen e rolit kontrollues të kuvendit, jo vetëm është domosdoshmëri që përmbushja e kritereve për hapjen dhe mbylljen e grup kapitujve, monitorimin e ecurisë së procesit, bashkëpunim me grupet e interesit dhe shoqërinë civile dhe aktorë të tjerë jo politikë si dhe informimi i publikut mbi ecurinë e negociatave.

Kuvendi po tenton sa mundet në një klimë gjithnjë edhe më të tendosur politike që të afrojë dhe të rrisë konsensusin për miratimin e ligjeve të cilat do të jenë kritere për hapjen dhe mbylljen e kapitujve si dhe për hartimin e pozicioneve. Ky është momenti që Shqipëria kërkon kontribut për t’u anëtarësuar në familjen evropiane.

Scroll to Top