Ndodh çudia, një qytetar në Fushë-Kosovë, mësynë me veturë policët

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

06 gusht 2025

Një person është arrestuar dje në Fushë-Kosovë, pasi kishte tentuar të godasë me veturë dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:15 në rrugën “Pajazit Islami”, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari, pasi mësyu policët me veturë, goditi me telefon njërin nga zyrtarët.

“Dy zyrtarë kanë pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” deklaron policia.

Scroll to Top