Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
27 nentor 2025
Probleme teknike në disa fidera të Nënstacionit Farkë kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.
Ekipet e OSSH-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e linjave të dëmtuara. Sipas njoftimit, tre nga fiderat janë rikthyer në funksion përmes skemës së unazës, ndërsa tre të tjerë vazhdojnë të jenë jashtë pune dhe po punohet për rikuperimin e tyre.
Aktualisht, pa energji elektrike mbeten zonat e Mjull Bathores, Mulletit dhe Daiasit

















