Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit në Shkup apelon qytetarët për përdorim racional të ujit

    Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

    20 qershor 2025

    Në një njoftim nga ndërmarrja publike qytetarët janë informuar për rritjen e konsumit të ujit dhe u është bërë apel qytetarëve të qytetit të Shkupit për përdorim dhe shfrytëzim racional të ujit.

    Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve në Shkup ka bërë thirrje për kursim të ujit, duke njoftuar për rritje të ndjeshme të konsumit gjatë ditëve të fundit.

    Në njoftimin zyrtar, qytetarët janë ftuar të përdorin ujin në mënyrë të arsyeshme, veçanërisht duke shmangur përdorimin e tij për ujitje të gjelbërimit, larje makinash, mbushje pishinash dhe aktivitete të tjera të ngjashme që konsiderohen jo thelbësore.

    “Uji është burim i çmuar dhe duhet të përdoret me kujdes. Apelojmë gjithashtu për të parandaluar dhe raportuar lidhjet e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit”, thuhet në njoftim.

    Sipas ndërmarrjes, lidhjet e paligjshme jo vetëm që dëmtojnë infrastrukturën e furnizimit me ujë, por ndikojnë edhe në cilësinë e shërbimit për qytetarët.

    Qytetarët janë të inkurajuar të raportojnë çdo dyshim për lidhje të paligjshme, për të ndihmuar në mbrojtjen e sistemit dhe furnizimin e qëndrueshëm me ujë në qytetin e Shkupit.

    Scroll to Top