NATO armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

25 qershor 2025

Udhëheqësit e NATO-s janë mbledhur në Hagë, ku duket se gjithçka rrotullohet rreth një personi: Presidentit të SHBA-sëTrump dhe kërkesës së tij për shtimin e shpenzimeve për mbrojtjen dhe armatosjen e aleancës.

Udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën të martën në mbrëmje (24.06.) në pallatin Huis ten Bosch në Hagë për një darkë shtetërore të organizuar nga familja mbretërore holandeze, me rastin e samit të aleancës perëndimore të mbrojtjes. Ky takim është takimi i parë i NATO-s në të cilin merr pjesë presidenti Donald Trump, pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë. Si mysafir i çiftit mbretëror holandez Presidenti i SHBA-së do të qëndrojë në Pallatin Huis ten Bosch gjatë samitit dy-ditor në Hagë.

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen, Ukraina humb vëmendjen në samitin e Hagës

Samiti i NATO-s në Hagë shënon një ndryshim historik në prioritetet e aleancës, me vendimin për të rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen – deri në 5% të PBB-së deri në vitin 2035, nga të cilat 3.5% do të shkojnë për ushtrinë, dhe pjesa tjetër për luftën kundër terrorizmit dhe infrastrukturën mbështetëse.

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Gjermania është gati të marrë më shumë përgjegjësi në kuadër të NATO-s, ndërsa përsëriti thirrjet për sanksione më të forta ndaj Rusisë. Ai kritikoi presidentin Putin për mungesë vullneti për paqe.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i dërgoi një mesazh lavdërues ish-presidentit amerikan Donald Trump për rolin e tij në nxitjen e këtij angazhimi, mesazh që Trumpi e publikoi në platformën e tij.

Ndërkohë, Ukraina mbetet në hije. Presidenti Zelenski, i ftuar në samit, nuk do të marrë pjesë në seancën kryesore, dhe në deklaratën përfundimtare nuk përmendet më perspektiva e anëtarësimit të Ukrainës në NATO – një kërkesë e Trumpit që synon të ofrojë kompromis ndaj Rusisë në këmbim të një armëpushimi. Rutte u përpoq ta qetësonte Zelenskin, duke i kujtuar se angazhimet e vitit të kaluar mbeten në fuqi.

Scroll to Top