Stadio Meazza 2021 3 1

Nations League, Itali-Gjermani do të luhet më 20 mars në “San Siro”

“San Siro” do të mbulohet përsëri nga ngjyrat e kaltra pas plot 123 ditësh kur për herë të fundit u organizua ndeshja mes Italisë dhe Francës.

Në takimin e mbajtur 17 nëntorin e kaluar u shitën të 68.000 mijë biletat e vendosura në dispzicion dhe i njëjti rekord mendohet se do të arrihet edhe me 20 mars kur në “Meazza” do të luhet çerekfinalja e Nations League mes Italisë dhe Gjermanisë.

Dueli në fjalë nis në orën 20:45 ndërsa vendi i sjell fat Italisë, e cila kurrë nuk është mundur nga Gjermania në “San Siro”. Në katër precedentë Italia ka fituar dy herë (3-1 në ndeshjen e parë në “Campo Milan” në janar 1923 dhe 3-2 në maj 1940 në “San Siro”) ndërsa dy takimet e tjera nuk kanë patur fitues (1-1 dhe 0-0 ishte rezultati i miqësoreve të luajtura më 15 nëntor të 2013 dhe 2016).

Milano është qyteti i dytë pas Romës që ka pritur numrin më të madh të ndeshjeve të “të Kaltërve” (62 ndeshje në total: 39 fitore, 19 barazime dhe 4 humbje).

Milano ka pritur Italinë në katër imepiante në ndryshme, të cilat janë “Arena Civica”, “Velodromo Sempione”, “Campo Milan” dhe “San Siro”.

Scroll to Top