Muriç lartëson flamurin e Kosovës në Ligën Premier: Ishte viti më i mirë në karrierë, gjithmonë do ta mbrojmë vendin tonë

Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta

02 Janar 2025

Portieri i dardanëve, Aro Muric ka përjetuar një vit të jashtëzakonshëm në 2024, duke shënuar një kulm të ri në karrierën e tij si portier. Pasi bëri debutimin e tij të shumëpritur në elitën e futbollit anglez Ligën Premier me fanellën e Burnleyt, Muric tregoi aftësitë e tij të jashtëzakonshme në kampionatin më të fortë në botë edhe në pjesën e dytë të vitit me fanellën e Ipswicht Town.

Muriç ka përjetuar një vit të jashtëzakonshëm në 2024, duke shënuar një kulm të ri në karrierën e tij si portier. Pasi bëri debutimin e tij të shumëpritur në elitën e futbollit anglez Ligën Premier me fanellën e Burnleyt, Muric tregoi aftësitë e tij të jashtëzakonshme në kampionatin më të fortë në botë edhe në pjesën e dytë të vitit me fanellën e Ipswicht Town.

Performancat e tij konsistente dhe të sigurta në portë i fituan atij vlerësime të larta, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes në skenën ndërkombëtare, pasi ai shpesh herë ka marrë vlerësimin me notën 10 nga faqet e specilaizuara për vlerësimet e futbollistëve e që për portierë është një notë e rrallë.

Në verën e e vitit 2024, Muric bëri një lëvizje të re në karrierën e tij, duke nënshkruar për Ipswich Town, një hap që u pa si një mundësi për të marrë më shumë kohë loje dhe për të zhvilluar më tej aftësitë e tij.

Për 26-vjeçarin, ky transferim ishte i rëndësishëm, pasi u iu bashkua një skuadre që besonte në të dhe i dha çelësat e portës.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Muric ka folur për vitin e lënë pasë, duke e konsideruar si më të mirin në karrierë deri më tani, por me shpresë se vite edhe më tëmira do të ketë në të ardhmen.

“Ka qenë një vit i mirë, ndoshta një nga më të mirët e mi deri tani, por nuk jam i sigurt sepse besoj se vite edhe më të mira do të vijnë”, thotë fillimisht Aro Muric.

Aro është i vetmi reprezentues kosovar që luan në kampionatin anglez, derisa atij i jep kjo një kënaqësi.

“Të luaj në ligën më të mirë në botë dhe të përfaqësoj vendin tim është një kënaqësi e madhe për mua”, vazhdon tutje Aro.

Përkundër se ka bërë disa paraqitje të shkëlqyera këtë vit në Ligën Premier, Aro i vlerëson të gjitha pa veçuar ndonjërën.

“Nuk kam ndonjë ndeshje të preferuar specifike, të gjitha ato që i kam bërë më pëlqejnë”.

Përkundër se ka pasur ndeshje kur ka bërë gabime, Aro është rikthyer në ndeshjet tjera duke bërë pritje të jashtëzakonshme. Ai ka zbuluar se gjithmonë ka pasur përkrahjen e trajnerin Kieran McKenna, por edhe të stafit të tij.

“Trajneri ka qenë i mrekullueshëm me mua dhe i gjithë stafi gjithashtu gjatë gjithë kohës që kam jam këtu tek Ipswich”.

Scroll to Top