Mrekullitë janë të mundshme: Si e rregulloi Parisi cilësinë e ajrit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

15 prill 2025

Shkruan Enver Robelli

Mrekullitë janë të mundshme: si e rregulloi Parisi cilësinë e ajrit dhe pyetja e përjetshme: përse kjo s’është e mundshme në Prishtinë?

Brenda 20 viteve në Paris janë zhbërë 50 mijë vendparkingje veturash, shumë rrugë automobilistike janë shndërruar në shtigje për biçikleta dhe sheshe betoni janë bërë parqe.

Ky grafik i botuar në “Washington Post” tregon përmirësimin e cilësisë së ajrit nga viti 2007 deri më 2024.

Meritat për këtë zhvillim fantastik i ka kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, një politikane socialiste, e cila qeveris kryeqytetin francez nga viti 2014.

Sipas saj, një Paris që merr frymë, është një Paris më i këndshëm për të jetuar. Sipas Airparif, organizatës për monitorimin e ajrit në rajonin e Parisit, niveli i grimcave të imta (PM 2.5) ka rënë për 55 për qind që nga viti 2005. Dioksidi i azotit, i cili prodhohet kryesisht nga djegia e naftës, ka rënë me 50 për qind.

Grimcat e imta dhe dioksidi i azotit janë armiq të padukshëm. Por veprimi i tyre është fatal, raportojnë mediat franceze.

Scroll to Top