MPJ e Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë në Iran dhe Izrael

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

13 qershor 2025

– “U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë që të përmbahen nga çdo udhëtim në vendet e këtij rajoni, derisa të përmirësohet situata e sigurisë”, thuhet në apelin e MPJ së Maqedonisë së Veriut.

SHKUP (AA) – Lidhur me informacionet rreth përkeqësimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Izrael dhe Iran të monitorojnë portalet kombëtare të emergjencës dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e institucioneve kompetente, transmeton Anadolu.

“Në të njëjtën kohë u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë që të përmbahen nga çdo udhëtim në vendet e këtij rajoni, derisa të përmirësohet situata e sigurisë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Sipas informacionit të marrë nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, hapësira ajrore mbi Izraelin dhe Iranin është aktualisht e mbyllur si dhe aeroportet në Tel Aviv dhe Teheran, pa njoftim specifik për rifillimin e trafikut të rregullt ajror.

Scroll to Top