Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
01.dhjetor 2025
Dhjetori 2025 në qendrat kryesore shqiptare fillon me vranësira e mjegull,kurse dita vijon kryesisht me diell duke mos përjashtuar vranësirat lokale.
Temperaturat në mëngjes pritet të zbresin deri në -1 apo -2 gradë Celsius, kurse gjatë ditës do të rriten dukshëm deri në 11 apo 12 gradë Celsius.
Përderisa Prishtina do ta ketë mëngjesin me mjegull dhe me vranësira lokale, Tirana, Shkupi e Podgorica do të dalin më shpejt nga vranësirat në diell.
Pas shumë ditëve me reshje më në fund do të jetë një ditë pa reshje atmosferike.
E Marta pritet të jetë relativisht e ngrohtë sepse do të kemi masa ajrore nga Mesdheu që vijnë në rajonin tonë dhe këto masa ajrore janë të ngrohta, por janë të pasura edhe me vranësira. Në Shqipëri lokalisht menjëherë të martën priten reshje e rrebeshe shiu, por këto reshje do të jenë të karakterit lokal.
Edhe në Kosovë të martën do të ketë shtim të vranësirave dhe reshje të dobëta shiu dhe afatshkurtra. Në Maqedoni priten më shumë intervale kohore me diell, por lokalisht vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Në viset e larta malore si në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe jug të Kosovës do të ketë reshje bore. E Mërkura sjellë më shumë vranësira e më shumë reshje shiu sidomos në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore.

















