Moti sot: Mëngjesi me mjegull, më vonë pritet pak diell

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

02 dhjetor 2025

Në qendrat kryesore shqiptare e martja sjellë mot me vranësira e në disa rajone intervale kohore me diell.

Temperaturat do të jenë mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore, ndërsa intervale reshjesh e rrebesh afatshkurtra shiu priten në disa rajone. Në malet e larta priten reshje të dobëta bore.

Në mbrëmje vonë pritet të ketë shtim të vranësirave me rrebeshe lokale shiu por jo në të gjitha viset.

Temperaturat në mëngjes do të zbresin deri në -1 gradë Celsius, kurse gjatë ditës maksimalja pritet të arrijë deri në 10 gradë Celsius.

Kosova pritet të përshkohet nga intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale.

Në shumë zona të Shqipërisë do të rifillojnë reshjet lokale të shiut, paksa më intensive në zonat bregdetare dhe përreth. Në viset tjera reshje të pakta lokale.

Në Maqedoninë Veriore sot nuk priten reshje dhe parashihet të ketë intervale kohore me diell dhe kalime vranësirash të herëpashershme ashtu siç pritet edhe në Luginë të Preshevës.

Mal i Zi më shumë vranësira e në mbrëmje reshje shiu.

Scroll to Top