Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
17 dhjetor 2025
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku lokalisht pritet të ketë edhe reshje të izoluara shqote dhe shiu. Nëse reshjet arrijnë më herët gjatë mëngjesit, ato mund të paraqiten edhe në formë të borës.
Gjatë ditës vranësirat pritet të tërhiqen.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 5-19 km/h.
Në qendrat kryesore shqiptare e mërkura sjellë diell, vranësira dhe reshje të dobëta lokale shiu. Pak më shumë rrebeshe shiu pritet të ketë në jug të Malit të Zi dhe veriperëndim të Shqipërisë. Në jug të Shqipërisë dhe pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut pritet mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë për këtë periudhë kohore.

















