Moti i keq në veri, era e fortë përmbys kamionetën në urën e Milotit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

13 Janar 2025

Moti i keq ka shkaktuar problematika serioze kryesisht në veri të vendit.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm era e fortë ka përmbysur një kamion në urën e Milotit. Nga burime zyrtare LpasiInfo mer vesh se për fat të mirë nuk pati të lënduar, ndërsa për disa minuta u bllokua qarkullimi.

Pas ndërhyrjes së polici qarkullimi vijoi sërish normalisht. Më herët policia rrugore e Lezhës u bëri thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të transportit të mallrave, veçanërisht ato me tenda të tregojnë kujdesin maksimal.

Scroll to Top