Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
05 shkurt 2026
Moti i keq ka shkaktuar probleme gjatë orëve të fundit në qytetin e Durrësit, duke prekur veçanërisht shëtitoren “Taulantia”. Situata problematike është krijuar gjatë mbrëmjes së kaluar dhe ka vijuar edhe në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.
Sipas raportimit në media thuhet se deti i trazuar dhe era e fortë nga jugu kanë shpërndarë zhavorr dhe materiale të tjera ndërtimi nga një kantier në pjesën fundore të shëtitores. Si pasojë, hapësira publike e përdorur nga kalimtarët është mbuluar pothuajse tërësisht.
Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë se rruga e shëtitores është bllokuar nga inerte dhe materiale ndërtimi, duke krijuar vështirësi serioze për qytetarët dhe turistët që lëvizin në këtë zonë të frekuentuar të qytetit.

















