Moska reagon ashpër ndaj deklaratave të Merz: “Gjermania po hyn në konflikt me Rusinë”

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

10 korrik 2025

Ministria e Jashtme e Rusisë akuzon qeverinë gjermane se synon të marrë pjesë në sulmet ushtarake të Ukrainës përtej kufijve të Rusisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka reaguar me tone të ashpra ndaj qëndrimeve të kancelarit gjerman Friedrich Merz për dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë. Në një deklaratë për agjencinë shtetërore Tass, Zakharova tha se pas “vellos së fjalëve” fshihet, sipas saj, dëshira e qeverisë gjermane për të u përfshirë më thellë në konfliktin në Ukrainë.

“Qeveria Merz po e maskon keq synimin e saj për të ndërhyrë drejtpërdrejt në zhvillimet ushtarake në rajon”, u shpreh Zakharova, duke paralajmëruar se dërgimi i raketave me rreze të gjatë veprimi përbën një “hyrje të pafalshme në konfliktin me Rusinë”.

Kancelari Merz, pas një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në fund të majit, kishte shprehur gatishmërinë e Gjermanisë për të furnizuar Ukrainën me raketat Taurus, duke theksuar se këto sisteme nuk do të përdoren nga trupa gjermane, por nga ushtarë ukrainas. Ai e përsëriti këtë qëndrim edhe javën e kaluar në një emision televiziv në mediat publike gjermane.

Scroll to Top