Modric mund të vazhdojë kontratën me Real Madridin edhe për një vit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

08 Janar 2025

Legjenda kroate Luka Modric po mendon të vazhdojë kontratën me Real Madridin edhe për një vit.

39-vjeçari ka kontratë deri në verë, por “Marca” ka shkruar se mesfushori po mendon ta zgjasë kontratën deri në verën e vitit 2026.

Ky raport i gazetës spanjolle është pritur me entuziazëm nga mediat kroate. Nëse vazhdon kontratën me Realin, sipas të gjitha gjasave, Modric do të vazhdojë të luajë për Kroacinë deri në verën e vitit 2026 dhe mund të paraqitet në Kupën e Botës në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Modriqi është te Reali që nga viti 2012, ndërsa tashmë është një nga legjendat e klubit.

Ai ka një rol më të kufizuar këtë edicion, ndërsa vazhdimi i kontratës varet edhe nga qëndrimi i drejtuesve të klubit.

Scroll to Top