Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
02 shkurt 2026
Moderatori i Grammy Awards, Trevor Noah, ka shkaktuar reagime të forta gjatë ceremonisë, pasi ironizoi Nicki Minaj dhe presidentin amerikan Donald Trump. Gjatë monologut hapës, Noah u tall me mungesën e Minaj, duke thënë se ajo ndodhej në Shtëpinë e Bardhë me Trump për të diskutuar “çështje shumë të rëndësishme”.
Më vonë, ai komentoi me ironi mbi dosjen e Jeffrey Epstein, duke e lidhur situatën me Trump dhe ish-presidentin Bill Clinton, që shkaktoi zemërimin e presidentit amerikan. Trump reagoi në Truth Social, duke mohuar çdo lidhje me çështjen e Epstein dhe duke e quajtur deklaratën e Noah “të rreme dhe shpifëse”, ndërsa kërcënoi moderatorin me kallëzim.
Ky ishte viti i gjashtë dhe i fundit që Noah moderoi Grammy-t, dhe ai reagoi me ironi, duke thënë se nuk shqetësohej për pasojat. Gjatë mbrëmjes, moderatori bëri edhe batuta të tjera politike dhe kulturore, ndërsa ceremonia u transmetua drejtpërdrejt.

















