Mjeku në Tiranë godet kryeinfermieren: Nuk zbatoi urdhrin

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

06 janar 2026

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë. Policia njofton se ka arrestuar një mjek 53-vjeçar, pasi ka goditur kryeinfermieren në spital. Mjeku pretendon se kryeinfermierja nuk ka zbatuar një protokoll mjekësor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: arrestuan shtetasin J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pasi dyshohet se ka goditur kryeinfermiren në të njëjtin spital, me pretendimin se e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor”, njofton policia e Tiranës.

Scroll to Top