Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
05 mars 2025
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) kanë nënshkruar Memorandumin për mbështetje financiare vjetore për vitin 2025 nga MKRS.
Këtë e ka bërë të ditur, Zëvendësministrja Daulina Osmani e cila ka njoftuar federatat sportive, që sivjet është paraparë që çdo federatë ta ketë për obligim që së paku 30% të shumës totale të përfitimit t’ia dedikojnë aktiviteteve sportive për vajza dhe gra, me qëllim të zhvillimit dhe fuqizimit të mëtejmë të sportit femëror në vend.
Poashtu, MKRS ka përkrahur vazhdimisht garat vendore dhe ndërkombëtare të basketbollit, duke qenë një përkrahëse e madhe e zhvillimit të sportit të basketbollit në vend.
Më tej në një shkrim në rrjetin social Facebook, FBK falënderon Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përkrahjen e vazhdueshme për basketbollin si sport i zemrës, në Kosovë.

















