Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
23 nentoe 2025
Johann Wadephul, ministri i jashtëm i Gjermanisë, ka ndarë një moment personal në një video të incizuar në avionin qeveritar pas përfundimit të vizitës së tij në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai ka treguar telefonin e tij, ku në playlistë shfaqej albumi Radical Optimism i Dua Lipës.
Wadephul ka zbuluar edhe një detaj privat, duke thënë se kishte blerë një biletë për të marrë pjesë në koncertin e këngëtares bashkë me vajzën e tij më të vogël, por emërimi i tij si ministër i jashtëm e kishte bërë të pamundur pjesëmarrjen.
Në një postim të mëvonshëm në Instagram, ministri ka reflektuar mbi vizitën në rajon, duke e cilësuar atë si një udhëtim intensiv dhe duke theksuar rëndësinë e momentit aktual për të ardhmen e Evropës dhe Ballkanit Perëndimor.

















