Ministri gjerman i Jashtëm: Putin kërkon dorëzimin e Ukrainës

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Kryediplomati gjerman Johann Wadephul, gjatë vizitës së tij të parë në Kiev që nga marrja e detyrës, deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin synon dorëzimin e Ukrainës dhe nuk dëshiron negociata, por kapitullim, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai theksoi se Rusia po intensifikon sulmet dhe bombardimet ndaj Ukrainës, duke u përpjekur të dobësojë mbështetjen ndërkombëtare dhe të marrë kontrollin me çdo kusht, edhe në kurriz të mijëra jetëve.

Wadephul vuri në pah se liria dhe pavarësia e Ukrainës mbeten prioritet i lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë e Gjermanisë.
Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi përforcim të mbrojtjes ajrore nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë, pas sulmeve masive ruse me dronë dhe raketa më 29 qershor.

Gjermania vazhdon të jetë mbështetësja kryesore e Ukrainës në Evropë, duke ofruar ndihmë ushtarake dhe materiale për të ndihmuar në kundërshtimin e forcave ruse.

Scroll to Top