milatoviq shpreson se do

Milatoviç: Besoj se politika e zgjerimit të BE-së do të mbetet prioritet

Milatoviç ka uruar Antoni Kostën për marrjen e detyrës së kryetarit të KE-së në platformën X

Presidenti i vendit, Jakov Milatoviq, tha se beson se edhe nën udhëheqjen e re të Këshillit Evropian (KE) dhe Komisionit Evropian, politika e zgjerimit do të mbetet prioritet i Bashkimit Evropian (BE).

Milatoviq ka uruar Antoni Kostën për marrjen e detyrës së kryetarit të KE-së në platformën X.

Milatoviq ka uruar edhe Komisioneren e re për Zgjerim, Marta Kos, dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kalas, për marrjen e detyrës.

“Unë besoj thellësisht se nën udhëheqjen tuaj politika e zgjerimit do të mbetet prioritet në agjendën e BE-së dhe Mali i Zi do të arrijë qëllimin e tij strategjik për t’u bërë shteti i 28-të anëtar deri në vitin 2028”, tha Milatoviq.

Ai falënderoi presidentin aktual të KE, Charles Michel, për udhëheqjen dhe mbështetjen e tij në rrugën e Malit të Zi drejt pranimit në BE.

Scroll to Top