Milani pëson humbjen e tretë radhazi në Serie A

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

03 mars 2025

Milani ka pësuar një tjetër humbje në Serinë A. Për kuqezinjtë është humbja e tretë radhazi në elitën e futbollit italian. Të dielën ka humbur ndaj Lacios me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së 27-të. Golin e fitores e shënoi Lazio në minutën e 98-të. Pedro shënoi nga pika e bardhë.

Golin për 1:0 e shënoi Mattia Zaccagni në minutën e 28-të, ndërsa Milani e barazoi rezultatin në minutën e 85-të. Samuel Chukwueze shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar, 1:1.

Milani luajti me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 67-të pas përjashtimit të Strahinja Pavlović-it.

Milani zë vendin e nëntë me 41 pikë, ndërsa Lazio ngjitet në vendin e katërt me 50 pikë.

Scroll to Top