Milani merr tri pikë të mëdha në derbi

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

24 nentor 2025

Milani ka siguruar një fitore të rëndësishme në derbin e qytetit, duke mposhtur Interin me rezultat minimal 1-0 në javën e 12-të të Serie A. Christian Pulisic ishte heroi i kuqezinjve, pasi në minutën e 54-t shënoi golin që vendosi sfidën.

Interi pati rastin ideal për të rikthyer baraspeshën në minutën e 74-t, por Hakan Çalhanoğlu dështoi nga pika e bardhë, duke e dërguar topin jashtë dhe humbur kështu mundësinë më të mirë të ndeshjes për zikaltërit.

Pas këtij triumfi, Milani ngjitet në vendin e dytë të renditjes me 25 pikë, vetëm dy më pak se kryesuesja Roma. Interi, që deri në këtë javë mbante kreun, zbret në pozitën e katërt me 24 pikë.

Scroll to Top