Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
16 maj 2025
Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë intervistës për Euronews, foli për proceset integruese evropiane të shtetit dhe sfidat me të cilat përballet, por gjithasht edhe për lëshimet që janë bërë në atë rrugë drejt integrimeve evropiane.
“Keni ide se në të kaluarën e keni ndryshuar flamurin, keni përdorur atë emrin e përkohshëm, keni ndryshuar emrin kushtetues, disa herë keni ndryshuar Kushtetutën dhe gjithmonë dikush nga Brukseli ju ka thënë – edhe vetëm këtë edhe mbaron”, tha kryeministri Mickoski në kontekst të kërkesave të fundit për ndryshimin e Kushtetutës maqedonase dhe shtoi se në të ardhmen do të vazhdojë të luftojë dhe të përcjellë argumentet e tij në gjithë botën.
Të mësohemi të fitojmë, këtë e them gjithmonë edhe në Uashington edhe në Bruksel edhe në Berlin edhe në Romë edhe në Paris, në të gjitha metropolet evropiane dhe botërore, e jo vetëm në shtëpi. Vetëm në atë mënyrë ju mund ta bindni opinionin botëror për drejtësinë e argumenteve tuaja”, theksoi Mickoski dhe vazhdoi:
“Lufta ime politike bazohet në përpjekjen që të rikuperoj të paktën pjesërisht atë që është humbur dhe që qytetarët në këtë shtet multietnik, ku shumica janë maqedonas, por ka edhe një pjesë të shqiptarëve, serbëve, vllehëve, boshnjakëve, romëve, turqve dhe qytetarë të tjerë, të kenë një jetë më të mirë edhe në këtë vit të paplotë që jam në detyrë, po i’a dal.”
Duke komentuar mesazhet evropiane për integrimin e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Mickoski tha se qytetarët maqedonas, veçanërisht populli maqedonas, ndiejnë frustrim, por karakteri i tyre është të besojnë në vlerat evropiane.