Meta: Çdo qytetar, më 11 maj, do të kryejë aktin e çlirimit të Shqipërisë nga plaçkitësit

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

07 maj 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një mesazh në rrjetet sociale shkruan se çdo qytetar, më 11 maj, do të kryejë aktin final të çlirimit të Shqipërisë nga plaçkitësit dhe grabitqarët që vjedhin çdo ditë djersën dhe mundin e tij.

“Vota juaj për mua do të shndërrohet në projekte zhvillimi dhe në mbrojtje, pa asnjë kompromis, të barazisë suaj përpara ligjit dhe në ndëshkimin e narkoqeverisë plaçkitëse dhe shitëse të kufijve të Shqipërisë”m shkruan Presidenti i Partisë së Lirisë.

MESAZHI I METËS

Çdo qytetar, më 11 maj, do të kryejë aktin final të çlirimit të Shqipërisë nga plaçkitësit dhe grabitqarët që vjedhin çdo ditë djersën dhe mundin e tij.

Vota juaj për mua është një përgjegjësi e lartë, të cilës do t’i përkushtohem me të gjitha fuqitë dhe eksperiencën time.

Vota juaj për mua do të shndërrohet në projekte zhvillimi dhe në mbrojtje, pa asnjë kompromis, të barazisë suaj përpara ligjit dhe në ndëshkimin e narkoqeverisë plaçkitëse dhe shitëse të kufijve të Shqipërisë.???????????? VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

???????????? VOTO ILIR METAJ, deputet në Qarkun Tiranë.

Scroll to Top