Mediat malazeze për fjalimin e Presidentes Osmani në Amerikë: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

13 shkurt 2025

Presidentja Vjosa Osmani mori pjesë në Lutjet e Mëngjesit, ku dhe ishte folëse në ceremoninë e organizuar nga Kongresi amerikan në Ëashington, D.C ku morën pjesë mijëra vetë.
Ndërsa zonja Osmani vizitonte Kongresin, Senatin, Departamentin e Shtetit, dhe merrte ovacionet e dy mijë pjesëmarrësve të Lutjes së Mëngjesit.

Fjalimi i Osmanit është lavdëruar në gazetën malazeze “Vijesti.me” në një shkrim autorial të gazetarit Zheljko Ivanoviq, i cili pati kritika për udhëheqësit e vendit të tij.

Ivanoviq në këtë shkrim thumbon edhe ministrin malazez të Urbanizmit, Slaven Radunoviq, i cili kundërshton pavarësinë e Kosovës. Ai tha se nëse Radunoviq s’do ta kishte braktisur sallën kur Osmani mori fjalën, ai do të kishte kuptuar që Kosova s’është shtet “fake”

“Një rrëfim i ngrohtë dhe personal për një rrugëtim atipik politik—një fëmijë lufte, siç e quajti veten, të cilës politika e urrejtjes (Millosheviqi dhe rrethi i tij) i mori gjithçka, e dëboi nga shtëpia, nga qyteti i lindjes, duke kaluar përmes mërgimit, vuajtjes, varfërisë, deri te çlirimi dhe kthimi në vendlindje. Dhe tani, në skenën më të madhe, në Uashington. Ishin 12 minutat më së miri të shfrytëzuara nga një politikan që kam parë ndonjëherë. Dhe këtë e konfirmuan ovacionet e të pranishmëve pas fjalimit të saj. Dëmi është për Slavenin—mund të kishte mësuar diçka, të nxirrte ndonjë përfundim dhe, kur të kthehej, t’ua përcillte bashkëmendimtarëve të tij. Sidomos Vranešit, i cili kishte premtuar se vitin e ardhshëm—pra, këtë vit—do të jetë në Prizren. Do ta kenë dëshirë”. Ivanoviq shkruan se Mali i Zi krahasuar me Kosovën është një “banana shtet”. “Kur krahasohemi me Kosovën, ne jemi një shtet “banane”. Ndërsa zonja Osmani vizitonte Kongresin, Senatin, Departamentin e Shtetit, dhe merrte ovacionet e dy mijë pjesëmarrësve të Lutjes së Mëngjesit, udhëheqësit tanë mbetën në shtëpi.”

Sipas tij , Mali i Zi krahasuar me Kosovën është një “banana shtet”. “Kur krahasohemi me Kosovën, ne jemi një shtet “banane”.

Scroll to Top