Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
26 shkurt 2025
Pasditën e së hënës, zyrtarë policorë nga Drejtoria e Policisë së Gostivarit, kanë arrestuar peronat Sh.J.(47) nga fshati Raven i Gostivarit dhe F.T.(55) nga fshati Negotinë e Gostivarit.
Policia duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga një grua 51-vjeçare nga Gostivari, ka ndalur në mbajtje dy personat të cilët kanë kryer veprën e ngujimit të vajzës së saj 21-vjeçare në një banesë në Gostivar nga data 24.02.2025 deri në momentin e raportimit. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit për ta do të përgatitet parashtresë përkatëse.