Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
22 Janar 2025
Samuel Troshani dhe Izmir Sakica janë vetëdorëzuar ditën e sotme në policinë e Shkodrës, të shoqëruar nga avoktai Sokol Tahiraj.
Ata ishin shpallur në kërkim në nëntor të vitit të kaluar, në lidhje me masakrën e Dobraçit ku u ekzekutuan me breshëri plumbash Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa Flutura Basha dhe bashkëshorti Bashkim Basha ndërruan jetë pasi u përplasën nga mjeti S Class që po drejtohej nga Lici.
Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, janë të njohur si anëtar të grupit të Bajrave, familje me të cilën Licët prej vitesh kishin përplasje të ashpra duke prodhuar disa viktima.
Sakica dhe Troshani ishin gjithashtu në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe 2 vëllezërve Andrea e Sandër Prendi.

















