Marta Kos “shuplakë” Ramës; Nuk ka antarësim në BE brenda 2030 pa luftuar korrupsionin

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

16 prill 2025

Në konferencë e përbashkët të shtypit në Luksemburg me Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE), dhe Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE, Edi Rama u shpreh se integrimi për Shqipërinë është ekzistencial. Ai u shpreh se brenda vitit 2027, Shqipëria synon mbylljen e kapitujve. Por, Marta Kos i dha një ‘shuplakë’ kryeministrit shqiptar pasi theksoi se nëse duam të anëtarësohemi brenda vitit 2030, angazhimet politike duhet të vazhdojnë në reformën në drejtësi, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shprehjes. ‘Për anëtarimin e plotë brenda 2030, angazhimet politike duhet të vazhdojnë në reformën në drejtësi, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e shprehjes. Më shumë se 95% e popullit shqiptar janë proeuropian, përqindja më e lartë dhe në vendet e tjera. Nëse Shqipëria vazhdon mbushjen e reformave, unë do të jem avokatja juaj më e mirë në BE. Nuk ka dyshim se e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Mund edhe ti tregoni rajonit të BP se me punë dhe vendosmëri kjo mund të realizohet.’– theksoi Marta Kos.

Scroll to Top