Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
28 prill 2025
Sot firmoset marrëveshja mes QSUT dhe spitalit europian “SanRaffaele”
Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë marrëveshje si një moment historik për shëndetësinë, QSUT dhe për Shqipërinë.
Ai shtoi se rrugëtimi nuk ishte aspak i lehtë, theksoi se ambicia e qeverisë është që kjo qendër të bëhet pikë referimi në Ballkan dhe të kthehet në një qendër ekselence.
“E lashë fjalën e shkruar duke marrë parasysh diellin. Do përpiqem të flas shkurt.
Ky është një moment historik për shëndetësinë tonë, për QSUT, por edhe për vetë Shqipërinë. Sot hapim një faqe krejt të re, në një rrugë që ka qenë e gjatë, jo e lehtë dhe kishte një pikënisje që të thuash dëshpëruese është pak. Një sistem shëndetësor ku e vetmja vlerë ka qenë ajo e profesionistëve që në kushte skandaloze luftonin për të mbrojtur dhe shpëtuar jetë. Ndërkohë as nuk mendonin më dot se një ditë kushtet do të bëheshin ato që janë sot.
Përsëri ne jemi shumë më ambicioz. Ambicia është qa të bëjmë këtë qendër si pikë referimi të Ballkanit dhe ka kthejmë në një qendër ekselencë mes qendrave të ekselencës në Europë. Dua t’ju përsëris diçka sot, nga grupi i ekspertëve që kanë ardhur këtu kanë vizituar çdo cep të qendrës spitalore kanë folur për mjek, përshtypja për personelin është e jashtëzakonshme. Ne kemi dëgjuar fjalët më të mira për ju, mjekët, personelin dhe kjo është baza e besimit tonë që ne mund ta transformojmë qendrën në një qendër ekselence për kujdesin shëndetësor në Ballkan.”, tha ai.