Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 1:2 ndaj Viktoria Plzen, në kuadër të Ligës së Evropës.
Plzen ka arritur të kalojë e para në epërsi në minutën e 48-të të ndeshjes nëpërmjet Vydras.
Por, të përzgjedhurit e Vitor Amorim arritën të përmbysin rezultatin me Rasmus Hojlund, i cili fillimisht barazoi shifrat në minutën e 62-të.
E në të 88-tën, Hojlund shënoi për 1:2 dhe fitoren e “Djajve të Kuq”.
Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 12 pikëve në vendin e pestë.
Në anën tjetër, Viktoria Plzen mbetet e 15-ta me nëntë pikë.