Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
20 Janar 2025
Të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 30 pikë.
Villarreal dhe Mallorca që ndajnë pozitat pesë dhe gjashtë, sonte ballafqohen mes vete, në ndeshjen e cila ka peshë evropiane.
Skuadra e Vedat Muriqit po zhvillon një sezon të rrallë në La Liga, duke konkuruar pozitat e para.
Fitorja eventuale, do t’i rriste edhe më shumë gjasat që “Pirati” kosovar me shokë, të luajnë edicionin e ardhshëm në njërën prej kompeticioneve evropiane.
Sigurisht që edhe barazimi nuk do të ishte rezultat i keq, duke qenë se Real Sociedad humbi mbrëmë nga Valencia, dhe aktualisht ka dy pikë më pak se këto dy ekipe që sonte ndeshen mes vete.
Villarreal – Mallorca transmetohet në Kujtesa Sport dhe nis nga ora 21:00.
Në të njejtin termin zhvillohet edhe dueli kampional elitar anglez, ku Chelsea në Londër sfidohet nga Wolverhampton Wanderers.
Vendasit po ndjekin zonën “Champions”, kurse mysafirët synojnë qëndrimin në Premier Ligë.
Sonte nuk mungon as liga italiane, pasi java e 21-të mbyllet me ballafaqimin ndërmjet Comos dhe Udineses.
Ekipi që udhëhiqet nga Cesc Fabregas, po kërkon të mbetet në Serie A, kurse mysafirët ta forcojnë mesin e tabeles.
Ky duel transmetohet direkt në kanalin Sport 1 dhe fillon në orën 20:45.

















