Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
03 mars 2025
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Mannheim të Gjermanisë.
Një person ka humbur jetën pasi një makinë u përplas me një turmë këmbësorësh. Autoritetet gjermane raportojnë se ka të lënduar, por ende nuk dihet numri i saktë i tyre.
Bild shkruan se incidenti ndodhi ndërsa turmat u mblodhën në qytete në të gjithë rajonet, duke përfshirë Rhineland të Gjermanisë për parada për të shënuar sezonin e karnavaleve.
Të gjitha rrugët dhe urat që çojnë jashtë qytetit po monitorohen nga policia.
Në lidhje me autorin e ngjarjes, ende nuk ka informacion nëse është arrestuar apo jo.

















