Makina përplas motorin në Himarë, plagoset çifti i turistëve, gruaja gjermane në gjendje të rëndë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

12 maj 2025

Dy të aksidentuar me motor janë regjistruar në aksin rrugor Himarë-Qeparo.

Dy shtetas të huaj që udhëtonin me motor janë aksidentuar më një makinë tjetër që udhëtonte po në atë rrugë dhe për pasojë ata janë rrëzuar duke marrë dëmtime të rënda në trup.

Policia e Himarës si dhe ambulanca kanë mbërritur, ndërkohë që të plagosurit janë shoqëruar për në spitalin e Sarandës ku ndodhen në gjendje të rëndë (gruaja gjermane).

Policia po merr ne pyetje drejtuesin e makinës tjetër për të zbuluar dhe shkakun e aksidenti.

Scroll to Top