Macron: BE-ja ndodhet brenda rrezes së goditjes nga raketat balistike ruse

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

25 nentor 2025

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shprehur shqetësimin se Franca dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian ndodhen brenda rrezes së raketave balistike ruse. Ai tha se Rusia po prodhon nëndetëse, raketa dhe tanke për t’i përdorur në frontin e luftës në Ukrainë dhe, sipas tij, potencialisht edhe për të ushtruar presion ndaj Evropës nëse BE-ja shfaq dobësi, pasi Moska zotëron një arsenal të plotë armësh.

“Ne jemi brenda rrezes së veprimit të këtyre sistemeve. Raketat balistike ndërkontinentale përbëjnë kërcënim për të gjithë ne,” theksoi Macron.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka mohuar më herët pohimet e disa politikanëve evropianë për një rrezik të mundshëm lufte nga ana e Rusisë.

Në të njëjtën linjë, ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, gjatë fjalës së tij në debatin e përgjithshëm të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, deklaroi se Rusia nuk ka pasur kurrë, dhe as aktualisht nuk ka, synim për të sulmuar NATO-n apo Bashkimin Evropian

Scroll to Top