LVV dhe vendimi i Kushtetueses: A do të respektohet afati për konstituimin e Kuvendit?

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

14 gusht 2025

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili do të duhej t’i jepte fund krizës institucionale disamujore, për shkak të pamundësisë së konstituimit të Kuvendit pas zgjedhjeve, deri tani nuk e ka ndalur pasigurinë politike, pasi Lëvizja Vetëvendosje (LVV) deri më tani nuk ka treguar në mënyrë eksplicite nëse do ta respektojë atë.

Teksa vendet perëndimore dhe Bashkimi Evropian kërkojnë respektimin e vendimit të 8 gushtit, dhe bëjnë thirrje për kompromis, partitë parlamentare përsëri kanë dalë me qëndrime të kundërta lidhur me të – LVV-ja e kritikon, ndërsa të tjerat e mirëpresin.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në fund të javës së kaluar, vlerësoi se Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet brenda 30-ditësh, se kryetari i këtij institucioni duhet të zgjidhet me votim të hapur dhe se për një kandidat nuk mund të votohet më shumë se tri herë. Afati fillon të rrjedhë sapo aktgjykimi të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Scroll to Top