Luka Modriq do të bashkohet me Milanin pas Kupës së Botës për Klube

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

25 qershor 2025

Ylli kroat i futbollit, Luka Modriq, do t’i bashkohet Milanit pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, ka konfirmuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Modriq, 39 vjeç, po e luan turneun e tij të fundit me Real Madridin, ku kaloi 11 vjet të suksesshëm që nga transferimi në vitin 2012.

Gjatë karrierës me Realin, Modriq fitoi 28 tituj, përfshirë gjashtë Liga të Kampionëve dhe pesë Superkupa të Evropës.

Ai gjithashtu fitoi “Topin e Artë” në 2018 dhe është shpallur lojtari i vitit nga FIFA dhe UEFA. Modriq dy herë është shpallur mesfushori më i mirë në Ligën e Kampionëve.

Scroll to Top