Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
14 prill 2025
Një tjetër dasmë ka ndodhur në Big Brother VIP 4, vetëm pak ditë nga finalja e madhe e 19 prillit.
Gjesti ka kërkuar nga Vëllai i Madh që dasma të jetë tradicionale.
Një event special i organizuar në zonën “Storm Arena”, ku nuk munguan të ftuarit specialë.
Shumë ish-banorë si Valbona, Tiri, Livia, Klajdi etj. morën pjesë në këtë ceremoni si të ftuar, ndërsa dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku kishin rolin e dëshmitarëve.
Pjesë e kësaj dasme tashmë është edhe Loredana.

Ani pse dy ditë më parë ndodhi incidenti mes Jozit dhe Gjestit, publiku dhe banorët kanë shprehur dashuri të madhe ndaj Loredanës e cila ishte partnerja e Jozit brenda shtëpisë.
E Gjesti i bëri një pytje Loredanës dersia Egli e afroi duke e përqafuar.
“A ke dashtë me ardhë vet, a te kane thanë këta? E pyeti Gjesti, Loredanën
Ndryshe Loredana e cila ishte gjysmë finaliste, me daljen e saj nga Big Brother Albania ka shprehur mbështetje të plotë ndaj Gjestit referuar incidentit të cilin e kishte shkaktuar i dashuri i saj brenda “shtëpisë së Bigut” Jozi .

















