Londra teston dronët nënujorë për të monitoruar anijet spiune ruse/Video

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

08 dhjetor 2025

Marina Mbretërore e Britanisë po teston një flotë dronësh nënujore, të quajtur SG Fathom ose “glidera nënujore”, për të ndjekur anijet spiune ruse pranë brigjeve britanike. Këto pajisje, që funksionojnë si torpedo të pilotuara nga distanca, mund të patrullojnë në heshtje për ditë të tëra, duke monitoruar thellësitë e oqeanit dhe duke identifikuar kërcënimet më shpejt se më parë.

Katie Raine, përgjegjëse e programit Fathom, tha për BBC-në se nëse provat e dronëve rezultojnë të suksesshme, ata mund të integrohen në Atlantic Bastion – një rrjet dronësh, anijesh luftarake dhe avionësh survejimi për të mbrojtur infrastrukturat nënujore kritike.

Ministria e Mbrojtjes ka paralajmëruar se aktiviteti rus nënujor pranë ujërave britanike është rritur me 30% në dy vitet e fundit. Strategjia e re synon të mbrojë jo vetëm flotën britanike, por edhe kabllot nënujore dhe objektivat jetikë, pas incidentit të muajit të kaluar me anijen ruse Yantar, e cila përdori lazer kundër pilotëve të RAF-it gjatë monitorimit.

Scroll to Top