Në orën 16:00 fillon numërimi i votave për kuvendet komunale

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

13 tetor 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në orën 16:00 do të fillojë numërimi i votave të kandidatëve për kuvendet komunale në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, në sallën “1 Tetori”.

Me këtë rast, KQZ-ja ka paralajmëruar edhe një konferencë për media, ku do të njoftojë rreth procesit të numërimit në të gjitha qendrat komunale të numërimit në mbarë Kosovën.

Scroll to Top