Liga e Konferencës: Drita mund të përballet sërish me Differdange

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

05 gusht 2025

Drita ka mësuar tashmë edhe kundërshtarët e mundshëm në rast eliminimi nga FCSB në Ligën e Evropës.

Në rast se të besuarit e Zekirija Ramadanit eliminohen nga klubi rumun, atëherë ata do të vazhdojnë garat në ‘play-off’ të Ligës së Konferencës.

Shorti i hedhur ka lënë mundësinë që Drita të përballet me njërën prej Differdange ose Levadia.

Differdange një ekip nga Luksemburgu tashmë është një kundërshtar i njohur për Dritën, pasi gjilanasit i eliminuan ata në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

I tërë fokusi i Dritës momentalisht është arritja e një rezultati në ndeshjen e parë ndaj FCSB-së në Rumani, para se t’i presin ata në ‘Fadil Vokrri’.

Scroll to Top