Lëndimi i Sierro-s: Zvicra përballet me Kosovën pa një tjetër yll në fushë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

11 nentor 2025

Vincent Sierro, ylli i kombëtares zvicrane, do të mungojë në ndeshjet ndaj Suedisë dhe Kosovës për shkak të lëndimit.

Federata Zvicerane ka konfirmuar se mesfushori Vincent Sierro ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Suedisë dhe Kosovës.

Sierro u largua nga grumbullimi pas diagnostikimit të një lëndimi në këmbë, të cilin stafi mjekësor e vlerësoi të hënën. Ai do të marrë trajtim te klubi i tij

Zvicra do të përballet me dy sfida vendimtare në nëntor, ku një fitore siguron matematikisht kualifikimin në Kupën e Botës.

Scroll to Top