LDK distancohet nga koalicioni në Vushtrri: Veprim individual dhe në kundërshtim me statutin

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

20 tetor 2025

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas lajmeve për një koalicion të mundshëm në nivel lokal në Vushtrri, duke deklaruar se nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë marrëveshje të tillë pa kaluar përmes procedurave statutare të partisë.

Në një komunikatë për media, LDK thekson se veprimet e kandidatit të saj në Vushtrri për të lidhur koalicion me një parti tjetër janë individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me rregullat e brendshme të partisë.

“LDK-ja pret që fillimisht të analizohet performanca e kandidatit dhe e Degës së Vushtrrisë, dhe pas këtyre hapave të marrë vendimet përkatëse,” thuhet në komunikatë.

Partia thekson se veprimet e tilla nuk kanë asnjë vlerë dhe do të trajtohen sipas Statutit pas përfundimit të garës lokale, ndërsa LDK-ja mbetet e përqendruar në balotazhin që e pret.

Scroll to Top