Lavrov me mbishkrimin “BRSS” në Alaska: Rusia e gatshme t’i prezantojë Trumpit qëndrimin e saj

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

15 gusht 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka mbërritur të premten në Alaska, ku pritet të zhvillohet takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Duke folur shkurt me gazetarët jashtë një hoteli në Anchorage, Lavrov u shfaq me një pulovër me mbishkrimin “CCCP”, që përfaqëson ish-Bashkimin Sovjetik, duke tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Ai theksoi se Moska ka një qëndrim të qartë dhe të kuptueshëm, të cilin do ta paraqesë në samitin me SHBA-në:

“Ne nuk bëjmë kurrë plane paraprakisht. Ne e dimë që kemi argumente, një qëndrim të qartë dhe të kuptueshëm. Ne do ta paraqesim atë,” tha Lavrov.

Ai gjithashtu përmendi vizitën e fundit të të dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Witkoff, në Moskë, duke e cilësuar atë si një zhvillim pozitiv në komunikimin dypalësh.

“Shumë është bërë tashmë gjatë vizitave të të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan, Witkoff… Shpresoj që nesër do ta vazhdojmë këtë bisedë të dobishme,” shtoi Lavrov.

Takimi mes Putin dhe Trump, që pritet të zhvillohet në ditët në vijim, shihet si kyç për raportet ndërkombëtare, veçanërisht në kontekstin e tensioneve aktuale mes Lindjes dhe Perëndimit.

Scroll to Top